30 nëntor, 2023 – Të premten do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll. Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme, më 5 e 6 dhjetor, derisa në këtë fazë marrin pjesë edhe klubet e Superligës dhe Ligës së Parë. Shorti tërhiqet në orën 11:00, në selinë e FFK-së në prani të Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve.