28 janar, 2020 – Komisioni i Garave në mbledhjen e sotme ka vendosur që më 31 janar në orën 14:00 të mbahet takimi me delegatët e IPKO Superligës dhe Ligës së Parë, në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror. Në këtë mbledhje KG aprovoi edhe kërkesën e FC Feronikeli që ndeshjen çerekfinale të Digitalb Kupës së Kosovës kundër Lirisë ta zhvillojë më 12 shkurt, derisa ndeshjet e tjera të këtij rrethi do të zhvillohen më 8 e 9 shkurt, e në të cilat takime do të takohen: Drenica – Gjilani, Dukagjini  – Ballkani dhe Prishtina – Vushtrria.