gjyqtaretparaloje1Në kuadër të përgatitjeve të gjyqtarëve për fillimin e stinorit pranveror më  28.02.2015 ( ditë e shtunë ) në stadiumin olimpik ” Adem Jashari ” në Mitrovicë do të mbahen normat për gjyqtarët e futbollit  duke filluar  nga ora 10,00 e paradites. Pjesëmarrës  në normat fizike duhet të jenë të gjithë gjyqtarët e Ligës së Parë ( ata të cilët nuk ishin në Shqipëri ), Ligës së dytë dhe kategorive  të reja. Gjyqtarët duhet të  jenë të pajisur me veshje sportive si dhe të kenë  kryer kontrollimin mjekësor në qendrën e mjekësisë sportive.