ffk-llogofinE nderuara familje e Islam Gjinit!
Lajmi për vdekjen e Islam Gjinit, na ka pikëlluar shumë gjithë neve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së një nga legjendat e futbollit të Kosovës.
Kontributi i Islam Gjinit  ishte jashtëzakonisht i madh për futbollin e Kosovës e në veçanti për KF”Vëllaznimi” ngjyrat e të cilit i mbrojti në një kohë të vështirë por asnjëherë i përkulur ashtu siç ishte në fushën e gjelbër. Islami la gjurmë të thella në futbollin e Kosovës, ndërsa me vitytet e tij, prej njeriu dhe futbollisti brezat që vijnë do ta kujtojmë përherë figurën dhe veprën e tij.
Jemi pranë jush në këto çaste të dhembjes tuaj që të përballoni më lehtë dhembjen.
 
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së