ffk-llogofinE nderuara familje e Hamdi Govorit!
Lajmi për vdekjen e Hamdi Govorit, na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj.
Kontributi i Hamdi Govorit ishte tepër i madh dhe i çmueshëm, sa edhe shumë dimensional në sportin e Kosovës e në veçanti në futbollin e Kosovës. Hamdiu ishte një futbollist i spikatur, një trajner profesionist dhe një punëtor i madh dhe i palodhshëm i futbollit. Ishte profesionist i mirë dhe i guximshëm nëpër kohë të vështira. Ndaj të gjithë ne do ta kujtojmë përherë Hamdiun dhe veprën e tij.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
 
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së