Prishtinë, 20 shkurt  2017
E nderuara familje e Remzi Kurshumlisë!
Lajmi për vdekjen e Remzi Kurshumlisë, na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj.
Kontributi i Remzi Kurshumlisë  ishte i madh dhe i çmueshëm, në futbollin e Kosovës. Remziu ishte një punëtor i madh dhe i palodhshëm i futbollit. Ishte profesionist i mirë dhe i guximshëm.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së