Prishtinë, 27 mars 2017
E nderuara familje e z. Ramadan Hoxhës!
Lajmi për vdekjen e z. Ramadan Hoxhës na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin futbolldashës të Kosovës, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.
Z. Ramadan Hoxha ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin e Kosovës sidomos në ndarjen e drejtësisë që nga pavarësimi e sidomos në edukimin e gjyqtarëve të rinj. Ndaj, do të kujtohet gjithmonë me pietet, si njeri dhe gjyqtar i shkëlqyeshëm dhe një shok e mik i mirë, i dashur e i respektuar ku do që ai u gjend nga të gjithë.
Ne ndjejmë bashkë me ju dhembjen, por ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni ashtu sa më lehtë.
Presidenti i FFK-së
Fadil Vokrri