Prishtinë, 8 maj 2016
E nderuara familje e Bedri Zhubit!
Me pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e Bedri Zhubit, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së njeriut që i dha shumë futbollit të Kosovës Juve familjes dhe KF”Vllaznimit”.
Kontributi i Bedri Zhubit, ishte i madh dhe i çmueshëm, ndaj të gjithë ne do ta kujtojmë përherë figurën dhe veprën e tij.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
Me respekt
Fadil Vokrri, president i FFK-së