E nderuara familje e Jahë Mulliqit!
Lajmi për vdekjen tragjike të familjarit tuaj Jahë Mulliqi, na ka pikëlluar mbarë opinion futbolldashës të
Kosovës, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së, kluvebeve dhe futbollistëve të pranoni
ngushëllimet tonë më të thella dhe të sinqerta.
Jaha, kishte dhënë kontribut të çmueshëm në pavarësimin e futbollit të Kosovës e në veçanti në
Shoqatën e Gjyqtarëve të futbollit dhe të gjithë do të kujtojmë si njeri të mirë e të nderuar, një gjyqtarë
të mirëfilltë e të guximshëm që ishte shembull për gjyqtarët e rinj.
Në këto çaste të vështira për juve, ne jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të
dashurin tuaj.
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së