E nderuara familje e z. Hamid Shishkos!
Lajmi për vdekjen e z. Hamid Shishkos na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin futbolldashës të Kosovës, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.
Kontributi i z. Hamid Shikos ishte i madh në futbollin e Kosovës. Ndaj, do të kujtohet gjithmonë me pietet, si një futbollist i shkëlqyer dhe i dashur e i respektuar nga të gjithë.
Ne ndjejmë bashkë me ju dhembjen, por ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni ashtu sa më lehtë.
Presidenti i FFK-së
​​​​​​​Fadil Vokrri