E nderuara familje e Hamdi Tovërlanit!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e familjarit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë Hamdi Tovërlani, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe futbolldashësve të Kosovës pranoni ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta.
Hamdiu, ishte njëri nga themeluesit e parë të Federatës së pavarur të futbollit të Kosovës, kur nisi pavarësimi i sportit të Kosovës duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe punoi deri në ditët e sotme në përparimin e futbollit të Kosovës. Puna, përkushtimi dhe virtytet e tij do të jenë shembull për brezat që vijnë.
Në këto çaste të vështira për juve, të gjithë ne jemi pranë jush që dhembjen dhe humbjen e Hamdiut ta përballoni më lehtë.
Me nderime
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së
E nderuara familje e Fehmi Prapashticës!
Me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Ju shprehim ngushëllimet tonë më të thella me rastin e vdekjes së familjarit tuaj Fehmi Prapashtica.
Kontributi i Fehmiut ishte tepër i madh dhe i çmueshëm në futbollin e Kosovës e veçmas në themelimin dhe rrugëtimin e klubit të Flamurtari. Të gjithë ne do ta kujtojmë përherë Fehmiun dhe veprën e tij.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së