ffk-llogofinE nderuara familje e Bajram Bardhit!
 
Lajmi për vdekjen  e Bajram Bardhit na prekur thelle gjithë komunitetin sportivë e në veçanti të futbollit pjesë e të cilit ishte gjatë gjithë jetës së tij , ndaj  ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe futbolldashësve të Kosovës pranoni ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta.
 
Bajram Bardhi ishte njëri nga personalitet që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësimin e futbollit të Kosovës dhe u bëri ballë gjithë stuhive në një kohë shumë të vështirë.  Ai do të na mungojë shumë sepse  ishte i dashur dhe i respektuar nga të gjithë. Kontributi dhe virtytet e tij do të jenë shembull për brezat që vijnë.
 
Në këto çaste të vështira për juve, të gjithë ne jemi pranë jush që dhembjen dhe humbjen e Bajramit ta përballoni më lehtë.
 
Me nderime
Fadil Vokrri kryetar i FFK-së