ffk-llogofinE nderuara familje e Skënder Rogovës!
Lajmi për vdekjen e Skënder Rogoves na ka pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së familjarit tuaj Skënder Rogovës.
Kontributi i Skënder Rogovës ishte tepër i madh dhe i çmueshëm, sa edhe shumë dimensional në sportin e Kosovës sikur edhe në futbollin e Kosovës. Skënderi ishte një punëtor i madh dhe i palodhshëm. Ishte profesionist i mirë dhe i guximshëm nëpër kohë të vështira. Ndaj të gjithë ne do ta kujtojmë përherë Skënderin dhe veprën e tij.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
 
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së