cruyffFederatës së Futbollit të Holandës!
Familjes së Johan Cruyff!
Lajmi për vdekjen e legjendës së futbollit holandez e botëror, z. Johan Cruyff, na ka tronditur dhe pikëlluar  edhe neve këtu në Kosovë, ndaj më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.
Z.Cruyff ishte një njeri i madh dhe i dashur, ishte një futbollist i mrekullueshëm dhe trajner i shkëlqyer që la gjurmë të pashlyeshme në komunitetin e futbollit në mbarë rruzullin tokësor, duke u shndërruar në një legjendë dhe udhërrëfyes për shumë breza.
Vepra e tij dhe kujtimi për z. Cruyff do të jetë e përjetëshme.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush  që të përballoni më lehtë humbjen dhe  dhembjen për njeriun e madh dhe më të dashurin tuaj.
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së