Prishtinë, 22 mars 2018
E nderuara familje e Hajdin Ajetit!
 
Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen e Hajdin Ajetit,  ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.
Kontributi i Hajdinit ishte jashtë zakonisht  i madh në zhvillimin e  futbollit të Kosovës, e sidomos  gjatë pavarësimit. Ishte njeri i urtë e i respektuar, ndaj gjithmonë do të kujtohet si i tillë.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Me respekt
Fadil Vokrri, president i FFK-së