Prishtinë, 14 maj  2018
E nderuara familje e Astrit Krasniqit!
Me pikëllim e dhembje e morëm lajmin për vdekjen e papritur e të hershme të  ish-futbollistit Astrit Krasniqi, portier i të rinjve të klubit KF” Liria”, më vonë i ekipit të parë KF”Getoarit” dhe së fundit i KF”Arbana”, ndaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim  ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta me rastin e vdekjes së më të dashurit tuaj, Astritit.
Astrit Krasniqi, ishte një shembull i futbollistit të mirë, të shokut të shkëlqyer e të dashur, pjesëmarrës në shumë evente të futbollin e vogël  dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë.
Në këto momente të dhembjes tuaj jemi pranë jush që ta përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.
Me respekt
Fadil Vokrri, president i FFK-së