Prishtinë, 23 qershor 2018
E nderuara familje e Gazmend Sinanit!
Të nderuar drejtues të Federatës së Basketbollit të Kosovës!
Të nderuar bashkëlojtarë dhe miq të Gazmendit!
Të tronditur dhe me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen tragjike të Gazmend Sinanit, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, të më lejoni të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella, Familjes, drejtuesve të FBK-së, bashkëlojtarëve dhe miqve të Gazmendit.
Familja ka humbur një anëtar të mrekullueshëm, ndërsa basketbolli i Kosovës ka mbetur pa një basketbollist të shkëlqyeshëm, sportist të vërtet e shembull për të tjerët.
Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju.
Po ashtu basketbollistëve tjerë të lënduar ju dëshirojmë shërim sa më të shpejt.
Me respekt
Agim Ademi, zv. president i FFK-së