Prishtinë – 30 tetor, 2021
E nderuara Familje Alidema,
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe njërit prej punëtorëve të dalluar të futbollit kosovar, Sylejman Alidema, andaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Sylejmani gjatë tërë jetës së tij ishte afër futbollit dhe si një dashamir i madh i këtij sporti së bashku me shumë entuziastë nga Pozherani e themeluan KF Vllaznia.
Ai e dha kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e këtij klubi dhe promovimin e futbollit tek të rinjt e kësaj treve, prandaj edhe respekti ndaj tij ishte i gjithmbarshëm.
Sylejmani ishte njeri i urtë e fjalëpak, por me punëtor i madh sportiv, andaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së