Prishtinë, 9 shtator, 2019

E nderuara familje e Isa Breznicës!
Të nderuar drejtues dhe futbollistë të KF “Rinia” – Miradi

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Isa Breznica, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Isa Breznica tërë jetën e tij ia kushtoi futbollit, ishte shembull i një punëtori të madh dhe që kontribuoi që rinia nga treva e Fushë Kosovës të jetë gjithnjë afër futbollit.

Isa u shqua si mik i jashtëzakonshëm dhe i respektueshëm nga të gjithë, prandaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së