E nderuara familje e Laurant Kadriut!

Lajmi për vdekjen e hershme të djalit tuaj Laurantit, na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve, ndaj me lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve, futbollistëve e futbolldashësve të Kosovës të Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta.

Lauranti i dashuruar që në vegjëli në lojën e futbollit shfaqi talentin e tij të jashtëzakonshëm në ekipin njomakëve të Hajvalisë, por vdekja e mori në lulen e rinisë, duke ja ndërprerë ëndrrën djaloshare. Ndonëse, jetoi shkurt, Lauranti la mbresa të një djali me virtyte të mrekullueshme, tipare të një futbollisti që premtonte shumë dhe të një nxënësi të shkëlqyer ndër bashkëmoshatarët e tij dhe si i tillë do të kujtohet përherë.

Prandaj, në këto momente të dhembjes tuaj, jemi pranë jush që të përballoni më lehtë humbjen e më të dashurit tuaj.

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së