Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ia ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së Shaban Hajrullahut, i cili ndërroi jetë.
E nderuara familje e z. Shaban Hajrullahut!
Lajmi për vdekjen e z. Shaban Hajrullahu na ka pikëlluar të gjithë neve dhe opinionin futbolldashës të Kosovës, ndaj në emrin tim, të KE të FFK-së dhe klubeve të futbollit Ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta Juve dhe gjithë të afërmeve të te ndjerit. Ne ndjejmë bashkë me ju dhembjen, por ju lusim që këtë humbje e dhembje ta përballoni ashtu siç i përballoi edhe vet Shabani jetën dhe sfidat e saj.
Z. Shaban Hajrullahu do të kujtohet gjithmonë me pietet, si futbollistë i shkëlqyeshëm, si trajner që edukoi breza të shumtë të futbollistëve dhe një shok e mik i mirë, i dashur e i respektuar ku do që ai u gjend nga të gjithë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës