Prishtinë, 31 gusht, 2019
E nderuara familje e Ymer Nezirit!
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Ymer Neziri, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Ymer Neziri, si pjesë e një familje të madhe sportdashëse e zhvilloi karrierën e tij në KF “Flamurtari” për shumë vite, duke lënë gjurmë në fanellën e klubit kuqezi të kryeqytetit, derisa dashurinë për futbollin e barti më pas edhe tek pasardhësi i tij.
Ai u shqua si mik i jashtëzakonshëm dhe i respektueshëm nga të gjithë, prandaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së