Prishtinë, 15 janar  2020

E nderuara familje Pira!
Të nderuar drejtues dhe anëtarë të KF “Vllaznia” – Pozheran

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Feriz Pira, ndaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe më të sinqerta.

Feriz Pira ishte i njohur në komunitetin e futbollit si punëtor i madh dhe njeri i urtë. Ai dha kontribut të çmuar në ngritjen e futbollit në Pozheran, duke qenë njëri nga themeluesit e klubit Vllaznia dhe kryetar i parë i tij.

Familja humbi njeriun më të dashur, derisa komuniteti i futbollit humbi një veteranë të zellshëm të futbollit, i cili gjithmonë u mundua që të rinjtë e Anomoravës t’i angazhojë në futboll.

Prandaj, në këto momente të vështira për Ju, jemi pranë jush që të përballoni më lehtë dhembjen për më të dashurin tuaj.

I përhershëm qoftë kujtimi për të dhe i lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së