E nderuar Familje Vuçitërna!
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, ish-futbollistit dhe ish-gjyqtarit, Faik Vuçitërna në moshën 60-vjeçare, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Faik Vuçitërna dha kontribut të madh për futbollin rahovecian dhe atë kosovarë në përgjithësi, qoftë si futbollist e qoftë si gjyqtar i futbollit.
Ai njihej si njeri i urtë, por me autoritet. Ishte mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar kudo në mesin e sportistëve, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së