E nderuar Familje Islami!
I nderuari kryetar i KF “Dardanët”, Zymer Islami
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, Lirik Islami, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Ikja kaq e hershme e djalit tuaj pa dyshim na la pa tekst e frymë të gjithëve dhe ju ka shkaktuar dhimbje të madhe juve dhe familjes suaj, por ju lusim që të gjeni forcë për ta kaluar këtë sprovë të vështirë.
Liriku nga e gjithë shoqëria konsiderohej si një djalë shembullor, i dashur për të gjithë dhe me virtyte të larta, e që njihej edhe si dashamir i lojës së futbollit, prandaj duhet të ndjeheni krenar që e rritët dhe e edukuat në frymë të tillë.
Ngushëllime familjes Islami!
Ngushëllime miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Lirikun!
Shpirti i tij u prehtë në paqen e përjetësisë!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së