Prishtinë, 21 maj, 2023
E nderuar Familje Hasani!
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta në moshën 54-vjeçare të më të dashurit tuaj, Astrit Hasani. Në emrin tim, në emër të KE të FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Astriti ishte pjesë e brezit të futbollistëve të sakrificës, të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e futbollit tonë.
Edhe në kushte të vështira të okupimit, Astriti dhe shumë shokë të tij nuk ndaluan së luajturi futboll me përkushtim e pasion dhe me një karizëm të lartë për t’i treguar armikut rezistencë, edhe nëpërmjet sportit.
Ai dha një kontribut të madh në fanellën e Trepçës dhe gëzoi respekt të madh nga çdo dashamirës i futbollit në Mitrovicë dhe në gjithë vendin.
Vdekja e tij e hershme është një humbje e madhe jo vetëm për familjen tuaj, por edhe për komunitetin e futbollit në përgjithësi.
Astriti ishte një personalitet sportiv dhe me vlera të larta humane, dhe do të kujtohet gjithmonë si një figurë e rëndësishme e futbollit të Kosovës.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së