Prishtinë, 6 prill, 2023

E nderuar Familje Maliqi,

Me pikëllim të madh morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të më të dashurit tuaj, ish-futbollistit të Dritës, Bekim Maliqi. Me këtë rast, Federata e Futbollit të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së ndjerit, ish-bashkëlojtarëve, miqve dhe të gjithë komunitetit futbollistik në Kosovë.

Bekim Maliqi do të mbetet në kujtesën tonë për kontributin e jashtëzakonshëm për futbollin e Kosovës në vitet e vështira të rezistencës ndaj okupatorit dhe si një njeri me vlera të rralla njerëzore.

Shpresojmë se ju si familje dhe miqtë e ngushtë të të ndjerit do të gjeni forcë për ta përballuar humbjen e më të dashurit tuaj.

I përjetshëm kujtimi për Bekim Maliqin!

Me respekt,
Federata e Futbollit të Kosovës