E nderuara familje Shala,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të familjarit tuaj dhe ish-futbollistit të njohur Dervish Shala, andaj më lejoni që emër të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.
Shala ishte një nga futbollistët më të njohur të gjeneratës së tij në Suharekë, por edhe më gjerë, derisa kontributi i tij për futbollin e Kosovës do të kujtohet përherë.
Ai do të mbahet mend për kreativitetin që i dha lojës së futbollit, për urtësinë, humanitetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë tërë jetës së tij.
Ngushëllime familjes, miqve dhe tërë dashamirëve të futbollit të cilën e njohën të ndjerin Dervish Shala.
Shpirti i tij u prehtë në paqe!
Me respekt!
Agim Ademi, president i FFK-së