Prishtinë, 23 gusht, 2020

E nderuara Familje Macula!
Të nderuar drejtues, staf, futbollistë e tifozë të KF “Vëllaznimi”

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Fehmi Maculës, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Fehmi Macula ishte pjesë e gjeneratës më të ndritshme të Vëllaznimit në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar, derisa përveç si futbollist, kontributin e tij për klubin gjakovar e dha edhe si kryetar.

Me paraqitjet e tij në fanellën kuqezi Fehmiu la gjurmë të pashlyeshme, duke qenë shembull për shumë të rinj të asaj kohe.
Ai kishte virtyte të larta njerëzore dhe sportive dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së