E nderuar Familje Bujupi!
Të nderuar drejtues dhe dashamirë të KF “Drenasi”

Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe të njërit prej kontribuuesve të mëdhenj të futbollit drenicas dhe atij të Kosovës, Flurim Bujupi, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Flurim Bujupi ishte punëtor i madh i futbollit. Ai ishte bashkëthemelues i KF “Gryka” (tash KF “Drenasi”), derisa kontributin e tij e dha edhe si delegat i Kuvendit të FFK-së.

Flurimi ishte dashamir i madh i futbollit, ishte i urtë, mik i shkëlqyeshëm dhe i nderuar kudo në mesin e sportistëve, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së