Prishtinë, 3 nëntor, 2022

E nderuara Familje e Hilmi Bellanicës!

Me pikëllim  të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit, Hilmi Bellanica në moshën 63-vjeçare në Gjermani, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së dhe komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Hilmiu si futbollist i KF Progres-Exportit në rininë e hershme, e më pas si pjesë e gjeneratës së artë të KF Liria, dha kontribut të jashtëzakonshëm për futbollin prizrenas dhe jo vetëm.

Ai ishte mik i jashtëzakonshëm e i respektueshëm dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

Në këto momente të vështira për ju, bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj, teksa lutemi që shpirti i tij të pushojë në paqe!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së