Prishtinë, 23 prill, 2024

E nderuara Familje Ajeti!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të kryefamiljarit tuaj dhe bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar, Isuf Ajeti, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit t’i pranoni ngushëllimet tona më të thella e të sinqerta.

Isufi ishte njëri nga bashkëpunëtorët më profesional e  të devotshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, që nga vitit 2003 e deri në ditët e sotme.

Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në Komisionin e Garave ndër vite, qoftë si kryetar i këtij organi e qoftë si anëtar, derisa viteve të fundit ishte këshilltar ligjor.

Puna, profesionalizmi, përkushtimi, humaniteti dhe virtytet e tij do të jenë shembull për secilin që është pjesë e federatës dhe futbollit.

Në këto çaste të vështira për juve si familje, të gjithë ne jemi pranë jush që dhembjen dhe humbjen e Isufit ta përballoni më lehtë.

Me ikjen e Isufit nga kjo botë familja humbi njeriun më të dashur, derisa FFK dhe miqtë humbën njërin prej personaliteteve më të respektuara dhe më pozitive.

I përjetshëm qoftë kujtimi për Isuf Ajetin!

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së