E nderuar Familje Dobra!
Të nderuar drejtues të KF “Feronikeli” dhe tifozë të futbollit në Drenas,
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe njeriut që i dha shumë futbollit dhe KF ‘Feronikeli’, Jusuf Dobra, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Jusuf Dobra ishte pjesë e kryesisë së parë të KF ‘Feronikeli’, derisa në vitin 1985 e mori drejtimin e këtij klubi dhe falë angazhimit dhe miqësisë së madhe që kishte me drejtuesit e korporatës krijoi kushte të jashtëzakonshme për futbollistët dhe stafin e klubit në atë kohë, duke bërë progres të madh si klub me përfshirjen në Ligën e Parë të Kosovës në vitin 1988.
Jusuf Dobra u shqua si dashamir i madh i futbollit, si njeri i urtë dhe i nderuar kudo, ndaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së