Prishtinë, 20 shkurt, 2021
E nderuara Familje Lipoveci
Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Musli Lipovecit, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.
Musli Lipoveci ishte një ndër futbollistët më të spikatur të KF Ballkani, në rininë e tij të hershme, derisa përveç si futbollist u shqua edhe si trajner i këtij klubi në kohën e rezistencës, por edhe si pedagog sportiv.
Ai kishte virtyte të larta njerëzore dhe sportive dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së