Prishtinë, 17 gusht, 2020

E nderuara Familje Krasniqi!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhë Krasniqit në moshën 66-vjeçare, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Rexhë Krasniqi ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, derisa kontributin e tij e dha edhe për çlirimin e vendit si luftëtar i UÇK-së. Përveç kësaj kontribut të çmueshëm dha edhe në futbollin kosovar, ku për disa vite ishte edhe kryetar i KF “Shqiponja” nga Peja. Rexhë Krasniqi ishte njeri me virtyte të larta humane e atdhetare dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së