Prishtinë, 21 prill, 2021

E nderuara Familje Hoxha!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Ridvan Hoxha, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Ridvani përveç se ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, kontribut të madh dha edhe për futbollin. Ai në rininë e tij të hershme ishte futbollist i dalluar i skuadrës Vëllazëria nga Zhuri, derisa në vitet 2005/06 me përvojën e tij kontribuoi në KF Liria si kryetar i klubit.

Ai u dallua për virtyte të larta intelektuale e sportive dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së