Prishtinë, 25 tetor, 2020

E nderuara Familje Qubreli!

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Sali Qubreli, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, KE, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe të thella.

Sali Qubreli ishte emër i njohur në futbollin e Kosovës dhe jo vetëm. Ai në rininë e tij të hershme ishte futbollist i skuadrës Remonti, derisa më pas mbrojti me sukses edhe ngjyrat e Trepçës. Pas përfundimit të karrierës së futbollist iu përkushtua profesionit të gjyqtarit të futbollit ku la gjurmë të pashlyeshme, duke qenë edhe pjesë e elitës së gjyqtarëve të ish-shtetit federativ.

Saliu kishte virtyte të larta njerëzore dhe sportive dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së