Prishtinë, 22 tetor, 2019
E nderuara familje e Shukri Doganit!
Të nderuar drejtues dhe futbollistë të KF “Lepenci”
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të punëtorit të madh sportiv, Shukri Dogani, andaj në këto momente të vështira për ju, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.
Shukri Dogani tërë jetën e tij ia kushtoi futbollit dhe ishte shembull i një punëtori të madh. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm në periudhën më të vështirë të futbollit tonë në KF “Lepenci” prej vitit 1990 deri në vitin 2000, derisa një kohë ishte edhe kryetar i klubit.
Shukriu u shqua si mik i jashtëzakonshëm dhe i respektueshëm nga të gjithë, prandaj si të tillë do ta kujtojmë përherë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së