Prishtinë, 12 prill 2024

E nderuara Familje Nushi

Të nderuar drejtues dhe staf i FC Vëllaznimi

Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-portierit të KF Vëllaznimi, Xheladin Nushit, andaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.

Xheladin Nushi ishte portier i gjeneratës së artë të KF Vëllaznimit, teksa kontributi i tij ndër vite për klubin kuqezi ishte i jashtëzakonshëm.

Xhela la gjurmë thella në futbollin gjakovar, teksa kishte shpirtin e një sportisti të jashtëzakonshëm dhe modest.

Në këto momente të vështira për ju, jemi pranë jush që të gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të madhe.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi,
President i Federatës së Futbollit të Kosovës