Prishtinë, 16 tetor 2019
E nderuara familje e Miço Papadhopullit!
Të nderuar drejtues dhe dashamirë të KF “Partizani”
I nderuari president i FSHF-së, Armand Duka dhe anëtarë të KE të FSHF-së
Me dhimbje të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, ish-presidentit të FSHF-së, Miço Papadhopulli, andaj në këto momente pikëllimi, më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë, të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për humbjen e njeriut që i dha shumë futbollit shqiptar.
Miço Papadhopulli ka lënë gjurmë të mëdha në futbollin shqiptar qoftë si futbollist i Partizanit, qoftë si drejtues i FSHF-së, prandaj vepra e tij do të nderohet përgjithmonë.
U prehtë në paqe shpirti i tij!
Me respekt
Agim Ademi, president i FFK-së