ffk-llogofinTelegram ngushëllimi i kryetarit të FFK-së z. Fadil Vokrri për z. Mërgim Mavraj
Prishtinë 3 prill 2015
I nderuari z. Mërgim Mavraj!
Në një çast të vështirë për juve dhe familjen e juaj, ju lutem që në emrin tim, KE të FFK-së, futbollistëve dhe futbolldashësve të Kosovës, të pranoni ngushëllimet më të thella e të sinqerta me rastin e vdekjes së babait tuaj.
Juve dhe familjes tuaj duam t’ju bashkëngjitemi në këtë dhembje, duke marrë edhe ne një pjesë të dhembjes me shpresë e besim që ju këtë ndarje nga më i dashuri i juaj ta përballoni më lehtë.
Me respekt
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së