Telegram urimi
Prishtinë, 28 maj 2018
Të nderuar drejtues, futbollistë, shtab teknik dhe adhurues të FC”Prishtina”!
Me lejoni që në emrin tim dhe të KE të ju uroj për fitimin e DigitAlb Kupës së Kosovës për edicionin 2017/2018, pas një gare të madhe, të fortë, fair play dhe rivalitet sportiv.
Po ashtu ju uroj suksese në garat e Evropa Ligë me shpresën dhe dëshirën që pjesëmarrja e juaj në këtë garë prestigjioze të jetë e suksesshme dhe që në mënyrë të denjë ta prezantoni futbollin e Kosovës.
Me respekt
Fadil Vokrri, president i FFK-së