Telegram Urimi
Prishtinë, 01 qershor 2018
Të nderuar drejtues, futbolliste, shtab teknik dhe adhurues të KFF ”Mitrovica”!
Me lejoni që në emrin tim dhe të KE, të ju uroj për titullin e kampionit për edicionin 2017/2018, që ju e fituat pas një gare të madhe të fortë, frymë dhe rivaliteti sportiv. Kështu ju në këtë kampionat arritët të fitoni dy trofe, të kampionit dhe të kupës së Kosovës.
Po ashtu ju uroj suksese në garat e Ligës së Kampionëve me dëshirën që pjesëmarrja e juaj në këtë garë me nam për herë të parë për ju, të jetë e suksesshme dhe ta prezantoni në mënyrë të denjë futbollin e femrave të Kosovës,
Me respekt
Fadil Vokrri
President i FFK-së