Drejtuar: z.Agim Ademi, Kryetar
Federatës së Futbollit të Kosovës
I dashur President,
I dashur miku im Agim,
Më lejoni që në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit por edhe timin personal t’i shpreh urimet më sinqerta FFK-së dhe gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë në këtë përvjetor historik për futbollin kosovar.
Ndihem krenar për kontributin që Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë në procesin e njohjes ndërkombëtare të FFK-së dhe jam i bindur që bashkëpunimi me vëllezërit tanë të Kosovës do të vazhdojë me projekte të rëndësishme për zhvillimin e futbollit.
Mirënjohje përjetë edhe për ish-presidentin e ndjerë të FFK-së, legjendën Fadil Vokrri, i cili ka dhënë një kontribut historik për anëtarësimin e Kosovës në UEFA.
Urime Kosovë, gëzuar përvjetorin!
Juaji sinqerisht,
Armand Duka, president i FSHF-së