Prishtinë, 31 dhjetor 2016
Të nderuar!
Drejtues të klubeve të futbollit, futbollistë, trajnerë, gjyqtarë, adhurues dhe media, viti që po lëmë pas ishte plotë me sfida, por edhe me suksese. Viti që lamë pas shënoi një epokë të re historike, që ishte pranimi në UEFA dhe FIFA dhe kjo na gëzoi të gjithëve dhe bëri jehonë të madhe në tërë botën. Viti që po vjen do të jetë gjithashtu me sprova të mëdha për të gjithë neve, por besoj shumë se do të angazhohemi të gjithë bashkërisht të përshpejtojmë progresin tonë në realizimin e qëllimeve dhe objektivave tona.
Në emrin tim dhe të KE të FFK-së, uroj që Viti 2017, t’ju sjellë shumë shëndet, mbarësi e mundësi për suksese dhe përparim për juve dhe familjet e juaja.
Me nderime
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së