Sot më 7 mars kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Z. Eroll Salihu, me ndërmjetësimin e z. Ali Shen, i cili bëri një mikpritje të jashtëzakonshme për krerët e FFK-së, janë takuar me përzgjedhësin e Përfaqësueses turke Fatih Terim. Z. Ali Shen në emër të FFK-së i ka kërkuar z. Terim që të zhvillohet një ndeshje miqësore ndërmjet Turqisë dhe Kosovës, ndërsa z. Terim ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin e tij të plotë që kjo ndeshje të zhvillohet diku mes datave 20-23 maj, por kjo duhet të marrë miratimin e krerëve të Federatës së Turqisë. Po ashtu të dyja palët janë marrë vesh që në të ardhmen të punohet edhe më ngushtë mes dy federatave dhe të dyja përfaqësueseve.