prishtina-hajvaliaËshtë përcaktuar termini i ndeshjeve të javës së 17-të (të fundit për stinorin vjeshtor) në Raiffeisen Superligë. Këtë javë e hap sfida ndërmjet Besës dhe Trepçës’89, që do të zhvillohet, të premten, në orën 13:00, në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, dy ndeshje luhen të shtunën, derisa tri të fundit të dielën, kur edhe mbyllet stinori vjeshtor i futbollit kosovar.

Raiffeisen SUPERLIGA, java e 17-të:

E premte, 22.11.2013 nga ora 13.00
Pejë: BESA – TREPÇA ‘89…………………….SSK
E shtunë, 23.11.2013 nga ora 13.00
Kizhnicë: HAJVALIA – PRISHTINA………….SSK
Skenderaj: DRENICA – FUSHË KSOVA
E diel, 24.11.2013 nga ora 13.00
Vushtrri: LLAMKOS KOSOVA – FERIZAJ……SSK
Gjilan: DRITA – HYSI
Mitrovicë: TREPÇA – FERONIKELI