28 gusht, 2017 – Sot presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri, priti një adhurues të flakët të Kombëtares së Kosovës e veçmas i tij, z. Florent Lezi nga Prizreni, cili enkas kishte ardhur nga Munihu, për ta përgëzuar presidentin Vokrri për të gjitha të arriturat në futbollin e Kosovës. Ndërkaq, presidenti Vokrri duke falënderuar z. Lezi për këtë vizitë tha se ju dhe adhuruesit si ju në mërgatë kanë dhënë shumë për futbollin e Kosovës dhe po vazhdoni të jepni kontributin tuaj. Futbolli i Kosovës ka mbijetuar për këto vitet e kaluara falë njerëzve të vullnetit të mirë. Ne ju falënderojmë shumë të gjithë ata kontribuues që në mënyra të ndryshme kanë ndihmuar zhvillimin e futbollit të Kosovës.