28 qershor, 2022 – “Tournament Prishtina 2022” është eventi që këto ditë vere po zhvilllohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet, nën patronatin e FFK-së e në mbikqyrje të Getart Hysenit, Bajram Murturit dhe Lulzim Berishës. Ky event në çdo mbrëmje ka mbledhur numër të madh të qytetarëve, të cilët krahas lojërave shumë interesante janë argëtuar edhe me muzikë dhe me pije freskuese, duke i dhënë ngjyra të bukura kryeqytetit në këto netë vere. Turneu i nisur më 24 qershor do të përmbyllet të mërkurën me ndeshjet finale. Në këtë turne kanë marrë pjesë 20 ekipe në të dyja konkurrencat, teksa hapësirë iu ka dhënë edhe grupmoshës U13, teksa nga afër në disa mbrëmje këtë turne e ka ndjekur edhe presidenti Agim Ademi. Me pjesëmarrjen e tyre këtë turne e kanë nderuar edhe emrat më të spikatur të futsallit nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, e të cilët do të përballen pikërisht në ndeshjen finale në orën 21:00, me ekipet e tyre Xhavit Kozhani dhe Bjorn, teksa para kësaj ndeshje do të ballafaqohen Mitrovica dhe Veteranet e Kosovës në konkurrencën e femrave.