Trepça’89 dhe Drenica kanë shënuar fitore si mysafire në kuadër të javës së dytë në Raiffeisen Superligë. Trepça’89 ka shijuar fitoren e dytë, duke e mposhtur Llapin, në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë, me rezultat 2:1. Mitrovicasit kaluan në epërsi në minutën e 12-të me golin e shënuar nga Pleurat Hajdini, pas asistimit të Blerand Kurtishajt. Llapjanët arritën të barazojnë shifrat me golin e Enis Zabërgjës pas shërbimit të mirë të Alban Mavriqit. Megjithatë, skuadra e Arsim Thaçit arriti ta rikthejë epërsinë në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Mërgim Pevçeli shënoi me kokë. Fitore me të njëjtin rezultat shënoi edhe Drenica në Kizhnicë në duel me Hajvalinë, derisa Istogu dhe Prishtina e mbyllën ballafaqimin e tyre pa fitues dhe pa gola.
Raiffeisen Superliga Jave e 2-të
E premte, 28.08.2015 në ora 17.00
Feronikeli – Drita 1 : 0
E shtunë, 29.08.2015 në ora 17.00
Llapi – Trepça’89 1 : 2
Hajvalia – Drenica 1 : 2
Istogu – Prishtina 0 : 0
E diel, 30.08.2015 në ora 17.00
Besa – Vushtrria
Gjilani – Liria
Liga e Parë Java e 1-rë
E shtunë, 29.08.2015 në ora 17.00
Ramiz Sadiku – Vitia 2 : 1
2 Korriku – Behari 3 : 0
Fushë Kosova – Kosova (P) 4 : 1
Luftëtari – Ferizaj 1 : 4
E diel, 30.08.2015 në ora 17.00
Trepça – Flamurtari
Vëllaznimi – KEK-u
Rahoveci – Dukagjini
Ballkani – Vllaznia (P)
Juniorët SUPERLIGA Java e 1-rë
E shtune, 29.08.2015 në ora 11.00
Prishtina – Rilindja 4 : 0
Liria – Drenica 7 : 0
Drita – Flamurtari (nuk është zhvilluar)
E diel, 30.08.2015 në ora 11.00
Vellaznimi – Istogu
Besa – Vushtrria